Ashtu si dhe në përfundim të filmit “H si Hakmarrja”, rreth 200 manifestues të zbritur të shtunën në Sheshin e Parlamentit në Londër për të protestuar kundër padrejtësive, mbanin në fytyrë maskën e Guy Fawkes.
Bëhet fjalë për anarkistin që 400 vjet më parë u përpoq të hidhte në erë zyrat e Westminister dhe që, nga filmi i James McTeigue, është kthyer në simbol të hakersave dhe të indinjuarve.
Sot në Britaninë e Madhe festohet dita e Guy Fawkes, i kujtuar për atë që nuk arriti të bënte, të hidhte në erë Pallatin e Parlamentit.
Në filmin “H si Hakmarrja”, i bazuar në novelën grafike të Alan Moore, protagonisti është një Guy Fawkes modern, që përdor taktika terroriste për të shkatërruar shoqërinë totalitare.
E frymëzuar nga filmi, këtë vit dita e Fawkes ka marrë një domethënie politike të vecantë, me motivacione tërësisht ndryshe nga ato të aktivistit të shekullit të shtatëmbëdhjetë.
Fawkes dështoi në sipërmarrjen e tij dhe u gjykua si një tradhtar. Dështimi i tij kujtohet cdo vit më 5 nëntor me rituale figurash alegoritmike dhe fishekzjarre.
Top Channel