Kritikoi Karzain, shkarkohet gjenerali

05/11/2011 10:40

Gjenerali i lartë amerikan i forcave të NATO-s në Afganistan, Peter Fuller u shkarkua nga detyra si komandant i misionit trajnues të forcave afgane, pas disa komenteve kritike të bëra në publik kundër presidentit, Hamid Karzai.

Major-gjeneral, Peter Fuller deklaroi gjatë një interviste në publik se udhëheqja afgane ishte totalisht e shkëputur nga realiteti në vend dhe se mes saj e popullit ekzistonte një hendek i madh.

Pas këtij komenti, gjeneralit Fuller iu komentua shkarkimi nga detyra përkatëse. Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s në Afganistan, John Allen pas vendimit, tha se deklaratat e Fuller nuk përfaqësonin realitetin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Nuk është e qartë në gjeneralit Fuller do t’i caktohet ndonjë detyrë tjetër në Afganistan apo do të tërhiqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA