Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi po përqendrohen edhe te vendi i ngjarjes, pasi ka dyshime se atentatorët ishin shumë afër.
Kasetat filmike të sekuestruara në disa televizione private, shkruan gazeta Shqip, janë këqyrur nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku janë parë lëvizjet e dyshimta në zonën ku u vra 33-vjeçari.
Disa prej këtyre personave janë marrë në pyetje, ndërsa policisë lokale të Vlorës i janë lënë detyra për vëzhgimin e të dyshuarve.
Prokuroria thotë se ka disa dyshime se atentatorët kanë ndjekur të gjithë itinerarin e viktimës, që nga dalja e tij nga banesa në periferi të Vlorës e deri te lëvizjet brenda qytetit. Ka të dhëna se disa persona kanë ndjekur gjyqtarin Konomi, ndërsa të njëjtët persona kanë komunikuar me njëri-tjetrin për të bashkëvepruar në dëm të gjyqtarit.
Top Channel