Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare u hap zyrtarisht në Spanjë, ndërsa zgjedhjet e konsideruara vendimtare për të ardhmen e vendit janë fiksuar pas dy javësh.
Sipas sondazheve paraprake, të ndikuar nga kriza ekonomike dhe pakënaqësia popullore, socialistët në pushtet të kryeministrit Zapatero pritet të humbasin me rreth 15%, përballë koalicionit të djathtë të Partisë Popullore,
Spanja është duke përjetuar krizën më të keqe ekonomike në dekada, ndërsa papunësia në vend, me 22% e krahut të punës, është më e larta në të gjithë Bashkimin Europian dhe sa dyfishi i mesatares së Eurozonës.
Për të rënduar edhe më shumë gjendjen, përveçse defiçiti buxhetor është galopant, ekzistojnë shenja se vendi është duke shkuar drejt recensionit ekonomik.
Siç ishte e pritshme të ndodhte, sloganet kryesore të PP-së lidhen me punësimin. Premtimi i tyre kryesor është se do të sigurojnë të punë për shumë prej 5 milion spanjollëve dhe 1,5 milion shtëpiakeve, që nuk kanë asnjë lloj të ardhure përveç asistencës së shtetit.
Qeverie socialiste e Zapateros përpiqet të mbrohet duke fajësuar situatën e keqe ndërkombëtare për dështimet e saj, por kjo nuk pritet që ta shpëtojë nga një prej humbjeve më të thella në histori përballë rivalëve të së djathtës.
Top Channel