Sali Shehu: Beteja ime me Berishën

04/11/2011 20:00

Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu  ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale.

“Nëse peshën specifike do ta kishte zënë qënia ime mik me Topin, do ta quaja varfëri të madhe të arsyetimit politik të këtij vendimi. E quaj vendimin politik për të mos më lënë të jem në krye të një institucioni që është roja e manaxhimit të parave publike”, thotë zoti Shehu.

Arsyeja e dytë e refuzimit, sipas zoti Shehu, është thellësisht politike që lidhet edhe me frikën që  ka kryeministrit nga rrjedhja e votave nga maxhoranca. Këtë argument, sipas Shehut, e mbështet edhe  fakti që procedura e votimit të emrit të tij ishte e hapur, pra anti-ligjore dhe me dy standarde, pasi disa minuta më vonë për zgjedhjen e anëtarëve të  Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, maxhoranca përdori votim të fshehtë.

“Votimi i hapur ishte një shkelje e hapur e Kushtetutës. Lidershipit të Partisë Demokratike i ka rënë mazhoranca, nëse do aplikohej votimi i fshehtë”, shtoi më tej Shehu.

Megjithëse humbi betejën me grupimin e tij politik, zoti Shehu nuk nxiton të shpallë divorcin me të djathtën, por vetëm me liderin e saj Berisha.

“Nuk mund të pranoj qjuhën e ashpër të Berishës në Kuvend dhe auditoret e tjera, as për moshën, as për pozicionin,. Një gjuhë në kundërshtim të plotë me apelin e ndërkombëtarëve. Filozofia e Partisë Demokratike nuk është më ajo që ka qenë”, përfundon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu.

Kandidatura e Sali Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit u rrëzua gjatë seancës të së enjtes të Kuvendit, ku përvec këtij dekreti, mazhoranca rrëzoi edhe dekretin që kthente për rishqyrtim ligjin për importin e mbetjeve urbane.

Rrëzimi i emrit të Sali Shehut për kryetar të KLSH-së u paralajmërua që në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Deputetët demokratë hodhën poshtë kandidaturën e paraqitur në tryezën e tyre nga Presidenti i Republikës, ndërkohë që opozita refuzoi votimin në Komision duke sqaruar se për kandidaturën do të shprehej në sallën e Kuvendit.

Gjatë punimeve të së enjtes u miratuan gjithashtu edhe emrat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qendrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA