Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.
Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e Kuq, “mbërritën” me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.
Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj udhëtimit të vështirë dhe të gjatë deri në Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Gjashtë austronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e Planetit të Kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Ëang Yue.
Top Channel