Korçë, nëna mbron babain mostër

04/11/2011 16:45

Gjykata e Korçës, në seancën e së premtes ka dëgjuar dëshminë e nënës së dy vajzave të prostituara nga babai i tyre.

51 vjecari Pëllumb Mullai i akuzuar se ka shfrytëzuar vite më parë 2 vajzat e tij të mitura për qëllime prostitucioni këtë herë është përkrahur nga bashkëshortja e tij e cila e ka përjashtuar nga veprimet për të cilat ai akuzohet.

Marjana Prishka, nëna e vajzave ka rrëfyer se asnjë prej veprimeve për të cilat akuzohet 51-vjecari nuk është bërë për aq sa ajo ka dijeni.

Ndryshe nga c’pritej nëna ka akuzuar njërin prej të arrestuarve dhe duke pohuar se ka pasur dijeni për ngacmimet seksule që ai u bënte vajzave të saj.

Sipas rrëfimit të nënës ka qenë pikërisht 82-vjecari Nevruz Kollani që vajzat e thërrisnin me pseudonimin “Gjyshka” ai i cili shpesh ka ngacmuar vajzat e saj duke përfituar nga mosha e tyre, por edhe nga vështirësitë ekonomike.

”Vajzat i kisha ndaluar ta takonin, por ato nuk më dëgjonin dhe për shkak të gjëndjes ekonomike shkonin në banesën e tij pasi ai u blinte rroba, ushqime dhe cokollata”, është shprehur nëna.

Përvec atij që është cilësuar si bababi mostër, të akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzat janë edhe 4 persona të tjerë Andrea Nameti  69 vjec, Skënder Korollari 35 vjec, Nevruz Kollani 82 vjec dhe Ndoni Koci 86 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA