Me dhjetëra minatorë kanë mbetur të izoluar nëpër galeri pas një shembje të ndodhur mëngjesin e së premtes në Kinë.
Katër persona janë konfirmuar të vdekur dhe 50 të tjerë janë shpallur të humbur pas aksidentit të ndodhur pranë qytetit të Sanmenxias, në krahinën e Henanit.
Sipas medias shtetërore, një shpërthim ndodhi nga grumbullimi i presionit të madh të gazit, pasi një lëkundjet e një tërmeti të ndodhur disa ditë më parë, patën dëmtuar strukturën e galerive.
Siguria nëpër miniera është një problem i madh në Kinë, ku çdo vit humbin jetën me qindra minatorë. Megjithatë, sipas autoriteteve, statistikat vijnë duke u përmirësuar dhe shumë galeri të paligjshme janë mbyllur.
Një javë më parë, një shpërthim gazi në krahinën e Hunanit shkaktoi 29 të vdekur.
Top Channel