Inspektorët e FMN, në fund të muajit në Romë

04/11/2011 21:50

Në fund të këtij muaji, në Romë do të mbërrijnë inspektorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të vëzhguar në terren planin e qeverisë italiane për daljen nga kriza.

Lajmi njoftohet nga kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard. Lagard tha se inspektorët do të hartojnë një raport për masat e ndërmarra nga qeveria italiane dhe zbatueshmërinë e tyre.

Nga raporti pritet të varet edhe dhënie e dritës jeshile për hua-dhënie ndaj Italisë apo jo. Vetë liderët e eurozonës, gjatë samitit të G20 në Kanë, hodhën poshtë paralelizimin e situatës së Italisë me atë të Greqisë. Sipas tyre, kriza italiane nuk ka kurrëfarë lidhje me atë greke dhe plani i masave të qeverisë italiane është i mjaftueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA