Një i mbijetuar i një aksidenti me makinë në Britani nuk mund të kujtojë më të fejuarën e tij, e cila humbi jetën në ngjarjen e trishtë.
22-vjeçari dhe e dashura kishin shkuar në Francë me “Fiat Punto”-n e tyre për një javë romantike, kur u përfshinë në një aksident me një automjet tjetër.
Vajza humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Jon Kimmins u dërgua në një spital, ku qëndroi tre muaj në gjendje kome.
Pas rizgjimit, ai është diagnostikuar me amnezi të plotë dhe nuk është më në gjendje të njohë njeriun me të cilin kishte vendosur të martohej, madje nuk arrin ta dallojë as nga fotografitë ose nga kujtimet që njerëzit e tjerë i tregojnë.
”Kujtimet e mia për Gill janë aq të vagullta, sa më duket e pamundur të besoj se isha duke i kërkuar këtij njeriu që të martohej me mua. Dua ta rikujtoj, por jam i pashpresë dhe nuk di se si”, shprehet 22-vjeçari në një të përditshme.
Amnezia është një humbje e përhershme ose e përkohshme e kujtesës, e shkaktuar zakonisht nga një goditje e fortë në tru. Sëmundja nuk është kuptuar asnjëherë tërësisht dhe mjekët nuk mund të japin asnjë garanci ose kurë për rikthimin e kujtesës.
Top Channel