Nga Rusia mbërrin një tjetër histori e denjë për filmat horror hollivudianë. Autoritetet njoftuan se në shtëpinë e një 45 vjecari në Ninzi Novogord zbuluan 26 kufoma, disa prej të cilave të maskuara si kukulla.
Gjithcka u zbulua kur prindërit e Anatoly Moskvina vizituan papritur banesën e djalit të tyre dhe vunë re kufomat. Mbetjet e trupave të pajetë janë që të gjitha femra, nga 15 deri në 26 vjec.
Por e vecanta qendron se 45 vjecari, banor i një prej lagjeve më me emër të qytetit, historian dhe gazetar i njohur, nuk i ka vrarë 26 viktimat. Ai i ka grumbulluar në shtëpinë e tij duke marrë trupat e pajetë nga varrezat.
Mendohet se ai ka “vizituar” mbi 750 varreza, duke zhvarrosur trupat e pajetë e duke i transportuar për në apartamentin e tij, ku i maskonte më pas si kukulla dhe arushë.
Policia ruse arrestoi fillimisht autorin e “krimit të vecantë”, por më pas vendosi lirimin e tij pasi nuk kishte bazë ligjore për ta akuzuar.
Historia bëri bujë, mediat dhe publiku rus po përpiqen të kuptojnë “pasionin” e tmerrshëm të 45 vjecarit.
Top Channel