Goditen përpjekjet palestineze për njohje

04/11/2011 00:00

Pas fitores së arritur me anëtaresimin në UNESCO, përpjekjet e Palestinës për njohje ndërkombëtare marrin një goditje të fortë.

Britania, Franca dhe Kolumbia ia bënë të qartë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se do te abstenojne ne votimin per anetaresimin e palestinezeve. Asnje prej ketyre vendeve nuk i ka konfirmuar zyrtarisht pohimet e bera ne nje takim privat.

Por marrja e nje vendimi te tille do te shenonte nje hap te madh prapa per palestinezet qe jane perpjekur me kohe te fitojne mbeshtetjen e vendeve europiane. Nje komision i Keshillit po shqyrton kerkesen e tyre per t’u kthyer ne vend anetar te OKB-se dhe pritet te dale me nje raport javen e ardhshme. Nga burime diplomatike, mesohet se edhe Gjermania se nuk mund ta mbeshtese perpjekjen e Palestines, pa sqaruar nese do te abstenoje apo do te votoje kunder. Palestinezet aktualisht kane statusin e entitetit te perhershem vezhgues ne Kombet e Bashkuara, ku perfaqesohen nga Organizata Palestineze e Clirimit. por tani pretendojne qe kete status ta rrisin ne anetar te plote te organizates.

Ne terma konkrete, asnje nga levizjet e vendeve te mesiperme nuk ka ndonje peshe te madhe duke qene se Shtetet e Bashkuara e kane deklaruar hapur tashme se do t’i vene veton kerkeses palestineze. Por ne terma politike dhe morale, ato kane tjeter vlere. Palestinezet shpresuan se mund ta izolonin Ameriken permes nje mbeshtetjeje te fuqishme ne Keshillin e Sigurimit, por tani nje gje e tille, ka shume pak gjasa te ndodhe.

Palestina anëtarësohet si shtet sovran në “UNESCO”

Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin
e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i
kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.

Midis 173
vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të
pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën
kundër.

Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të
tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO”-n. Kjo do ta privonte
agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion
dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.

Këshilli i
Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e
Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.

SHBA ndërpresin fondet për UNESCO-n

Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi
kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën
jeshile anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.

Washingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do
ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji
amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe
anëtareson palestinezët.

“Pranimi i Palestinës në UNESCO
ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate
ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne
mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje
shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes
izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne
funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te
nderpresin kontributet per agjensine”, tha zëdhënësja e DASH, Victoria
Nuland.

Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e
përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne
kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi
përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193
shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë
historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen
anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një
shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast,
nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara,
presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël. 

Top Channel