G20 marrëveshje për të rritur të ardhurat e FMN

04/11/2011 03:49

G20 është e vendosur për të rrhitur fuqinë shtyrëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kjo do të thotë që FMN-ja do të jetë më në gjendje për të mbështetur ekonomitë në telashe të Eurozonës, të tilla si Greqia.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se bisedimet më të medha në ditën e parë të takimit të G20 ishin përkushtuar krizës së Eurozonës. Bisedimet do të rifillojnë të premten.

Ndërkohë në Greqi, kryeministri Jorgos Papandreu ka sfiduar thirrjet për dorëheqjen duke kërkuar votëbesim.

Ai ka thënë se do të heqë plan për referendumin mbi marrëveshjen e shpëtimit.

Vendimi i Z. Papandreu papritur të hënën për të mbajtur një votim kombëtar, ngjalli trazira në tregjet financiare dhe zemëroi homologët e tij gjermanë dhe francezë.

Megjithatë, përballë kundërshtimit të ministrit grek të financave, të enjten kryeministri tha se do të heqë referendumin, në qoftë se partia konservatore e opozitës voton për të kaluar në parlament paketën e shpëtimit.

Por opozita, si dhe disa deputetë të qeverisë kanë bërë thirrje për z. Papandreu që të dorëhiqet. Sidoqoftë ekziston frika se ai mund të humbasë votëbesimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA