Kina dhe Rusia janë dy shtetet më aktive në përdorimin e sistemeve kibernetike për spiunazhin e mirëfilltë apo atë ekonomik, vlerësohet në një raport të Agjensisë Qëndrore Amerikane të Inteligjencës (CIA).
Në dokumentin e publikuar gjatë të premtes, akuzohen qeveritë e këtyre dy vendeve për zhvillimin e një “Lufte të Ftohtë” në distancë, për të përfituar avantazhe dhe privilegje të paligjshme informacioni.
Robert Bryant, funksionar i lartë i CIA-s e cilësoi këtë veprimtari si “një kërcënim serioz edhe për ekonominë amerikane”. Në një reagim të shpejtë, ambasadat ruse dhe kineze në Uashington kanë hedhur poshtë akuzat.
Në brendësinë e raportit, shkruhej se rrjetet e brendshme të disa kompanive amerikane janë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga “piratët” kinezë. Përfshi faqja me më shumë klikime në botë, “Google”, ka pranuar se humbi “të dhëna konfidenciale” në vitin 2010, pas një ndërhyrje të ardhur nga Kina.
Nga ana tjetër, sulmet që vijnë nga Rusia janë shumë më të pakta për nga shpeshtësia, por shumë më të sofistikuara për nga programacioni dhe inteligjenca që përdorin.
Sofistikimi është i atillë sa kërkohet një ndërveprim i disa personave të kualifikuara, rrjet që mund të organizohet me vështirësi jashtë një ambienti të shërbimeve sekrete.
Top Channel