Arrestohet shoferi, përplasi për vdekje 5-vjeçarin

04/11/2011 12:10

Autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kombinat, ngjarje në të cilën gjeti vdekjen një fëmijë 5-vjeçar dhe nëna e tij u plagos rëndë, u arrestua në orët e para të mëngjesit nga policia.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë të forcave të rendit. 38-vjeçari Petrit Trezhnjeva ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, jashtë normave të qarkullimit në qytet, kur përplasi me mjetin e tij të miturin, i cili po kalonte një rrugë kryesore i shoqëruar nga e ëma. Kjo e fundit vazhdon të luftojë me vdekjen në Spitalin Ushtarak, ku raportohet në gjendje kritike për jetën.

Pas incidentit, Trezhnjeva u largua nga vendngjarja me shpejtësi, duke u përpjekur që të humbte gjurmët, por identifikimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të dëshmitarëve okularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA