Tajlandë, vazhdon beteja me përmbytjet

03/11/2011 18:25

Në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, vazhdon beteja me natyrën për ndaljen e ujërave të lumenjve për të mos vërshuar në qendrën ekonomike të vendit.

Sipas autoriteteve tajlandez, 20 përqind e qytetit është nën ujë, ndërsa kërcënohet të pësojë të njëjtin fat edhe qendra ekonomike e kryeqytetit.

Mbi 350 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë prej disa muajsh Tajlandën. Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit duke shkaktuar kaos në transport dhe vështirësi në furnizimin me elektricitet dhe ujë të pijshëm për miliona banorë.

Parashikimet nuk janë optimiste. Reshjet e shiut do të vijojnë edhe për disa ditë. Grupet e emergjencave kanë vendosur thasë me rërë në shtretërit e lumenjve, për të ndalur vërshimin e tyre në qendra të banuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA