Hipotezat e planifikimit të një sulmi mbi Iranin rikthehen, këtë herë në
faqet e gazetës britanike “The Guardian” e te atribuara Shteteve të
Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Një operacion ushtarak për neutralizimin e impianteve berthamore te Republikes Islamike mund te ndermerret muajt e ardhshem, ndoshta ne pranvere.
Lajmi i “The Guardian” pason informacionet e rrjedhura ne shtypin izraelit dite me pare mbi nje vendim te kryeministrit Beniamin Netaniahu per te vepruar sa me shpejt. Ofensiva, gjithmone sipas mediave, do te pergatitet me raketa me rreze te gjate veprimi, avione reaktive dhe grupe forcash speciale.
Ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara, Londra mund te kete studiuar disa skenare mbi perdorimin e nendeteseve per kete sulm. Projekti nuk eshte ne faze pershpejtimi, rrefyen burime konfidenciale per “The Guardian”, megjithate Shtetet e Bashkuara do te donin te nderhyhej perpara se iranianet te arrijne t’i fshehin impiantet ne bunkere te nendheshem. Objektivi duhet realizuar ne harkun kohor te nje viti.
Informacionet ne media flasin gjithashtu per nje intensifikim te stervitjes se avioneve luftarake izraelite ne lidhje me leshimin e raketave me rreze te gjate veprimi. Sipas Corriere della Sera-s, një pjese e ketyre simulimeve jane kryer ne nje poligon Italian ne Sardenja. Me pare pilotet izralite perdornin per stervitje hapesiren turke, por pas tensionimit te marredhenieve me Ankarane, Tel Avivi i dergon tani avionet e tij ne Itali, fale nje marreveshjeje bilaterale mes dy vendeve.
Top Channel