Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
03/11/2011 23:40
Parlamenti rrëzoi edhe dekretin e presidentit Bamir Topi, që emëronte Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në votimin për rrëzimin e dekretit me 73 vota, është vënë re sërish vota pro dekretit të presidentit e deputetit demokrat Gazmend Oketa.
Gjatë këtij votimi Partia Socialiste abstenoi në shumicë, ndërsa dy prej deputetëve të saj votuan kundër dekretit.
Top Channel