Kreu opozitës, Edi Rama, nuk ka mbetur jashtë debateve në parlament ku diskutohej ligji i kthyer nga presidenti Bamir Topi për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Në harkun kohor të një ore, Rama nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka postuar dy komente. “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash” shkruan Rama ndërkohë që kryeministri Berisha, nga foltorja e parlamentit mbronte këtë ligj.
Në një tjetër koment disa minuta më vonë, lideri opozitës e ka cilësuar mbështetjen e mazhorancës ndaj këtij ligji një tradhëti të madhe kombëtare. “Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve” shkruan Rama.
Top Channel