Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Luis Moreno Ocampo tha se djali i Muamar Gadafit, Saif el-Islam mund të jetë duke u përpjekur të largohet nga Libia me ndihmën e mercenarëve.
Në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ocampo u bëri thirrje vendeve të tjera të prishin një plan të tillë.
Gjykata ka qenë duke u përpjekur të negociojë dorëzimin e 39-vjeçarit el-Islam, i cili është në kërkim për krime lufte.
Zoti Ocampo tha gjithashtu, se ata ishin duke shqyrtuar akuzat që e lidhin atë me sulmet kundër forcave të NATO-s.
Ai tha se ata do të shqyrtojnë krimet e pretenduara, për të gjitha palët e përfshira, “të paanshëm dhe të pavarur”.
Saif al-Islam, i cili dikur supozohej si pasardhës i ish-udhëheqësit libian, Gadafit, qëndron i fshehur prej muajsh dhe destinacioni i arratisjes tij mund të jetë Nigeria .
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, ka zhvilluar bisedime me ndërmjetës për të siguruar arrestimin e tij, që pas vdekjes së Gadafit më 20 tetor.
Top Channel