Kubë, miratohet ligji për banesat private

03/11/2011 17:10

Kuba ka miratuar një ligj që do të lejojë shitblerjen e banesave, për herë të parë që prej vendosjes së sistemit komunist të Fidel Kastros, në fillimin e viteve 1960.

Megjithatë, ligji që do të hyjë në fuqi në datën 10 nëntor njeh kufizimet për shtetasit e huaj, duke lejuar vetëm mbajtësit e një pasaporte kubaneze që të blejnë prona të paluajtshme në vend.

Sipas ekspertëve, kjo është reforma më e rëndësishme drejt kalimit në një ekonomi të tregut të lirë, që prej marrjes së pushtetit nga presidenti Raul Kastro.

Deri më sot, ka qenë shteti ai që ka patur monopolin në ndërtimin e banesave dhe në shpërndarjen e tyre, situatë që ka çuar drejt mbipopullimit të apartamenteve të vogla.

Shumë njerëz kanë patur frikë të vazhdueshme që mund të humbnin banesën e tyre, duke qenë se ajo formalisht konsiderohet si një pronë shtetërore, por me ligjin e ri, do të hyjë në fuqi edhe privatizimi i shtëpive, praktikë që pritet t’i japë fund edhe shpërnguljeve të detyruar të popullsisë në vende të ndryshme të vendit, për shkaqe pune ose politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA