Alarm në Detin e Kuq, trageti në flake

03/11/2011 17:20

Më shumë se 1 200 pasagjerë u evakuan nga një traget që morri flakë në Detin e Kuq, ndërsa të paktën një person ka vdekur, si pasojë e një goditjeje të marrë ndërsa hidhej në det për të shpëtuar.

Trageti ishte duke udhëtuar midis portit jordanez të Akabës, për në Nuveiba, Egjipt. Zjarri shpërtheu në bord pak pas nisjes, 15 milje detare nga Akaba. Shumica e pasagjerëve ishin punëtorë sezonalë egjiptianë.

Ndërkohë, 12 persona janë prekur nga thithja e tymrave toksikë dhe janë dërguar në një spital në Jordani. Për momentin, është ende e paqartë sekuenca e ngjarjeve dhe arsyeja përse ndodhi ky aksident.

Në vitin 2006, më shumë se 1 mijë persona mbetën të vdekur, kur trageti që po udhëtonte nga Arabia Saudite në Egjipt u mbyt në Detin e Kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA