VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë
Militantët kanë organizuar një sulm vetëvrasës me armë zjarri dhe bombë ndaj një kompanie private ndërtimi në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan.
Sulmi filloi me një shpërthim në kompleksin e kompanisë, në një zonë pranë aeroportit të qytetit dhe më pas vijoi me armë zjarri.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, forcat e sigurisë janë ende duke luftuar me militantët në kompleksin e kompanisë.
Burimet nënvizojnë se kompania në fjalë punon ngushtë me trupat e huaja për cështje logjistike.
“Në fillim shpërtheu një autobombë dhe më pas dy persona të armatosur u futën në ndërtesë”, ka deklaruar një zëdhënës lokal për agjencinë “AFP”.
Ngjarja, një mes shumë atentateve, ndodh në një moment kur trupat luftarake të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.
Sulmi më i rëndë i ditëve të fundit ishte ai kur një atentator vetëvrasës sulmoi një autobus me trupa të huaja në Kabul, duke vrarë 13 ushtarë amerikanë.
Në muajin korrik Aleanca ia dorëzoi kontrollin e sigurisë në Herat trupave afgane, veprim që pritet të bëhet edhe në qytete e provinca të tjera të vendit.
Ditën e mërkurë, presidenti Hamid Karzai deklaroi në një konference të mbajtur në Stamboll se vendi i tij nuk do të gjejë kurrë paqe pa patur një bashkëpunim rajonal kundër grupeve terroriste.
Ndërsa muajin e kaluar, prezenca e Shteteve të Bashkuara dhe trupat e NATO-s dhanë alarmin për rritjen gjithnjë e më shumë të pranisë së rrjetit terrorist Haqqani, në Afganistan.
Top Channel