VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë Moska zyrtare ka reaguar ashpër ndaj vendimit të një gjykate amerikane
që shpalli fajtor trafikantin rus të armëve, Viktor Bout.
Autoritetet ruse kanë vënë në dyshim pastërtinë e procesit gjyqësor dhe kanë deklaruar se do të përpiqen ta kthejnë Bout në shtëpi.
Të mërkurën, gjykata e Nju Jorkut e shpalli shtetasin rus fajtor për tentativën e shitjes së armëve të rënda tek një grup terrorist kolumbian.
Prokurorët thanë se Bout, i njohur ndryshe me nofkën “tregtari i vdekjes”, ka fituar miliona duke i shitur armë grupit rebel.
Pala mbrojtëse kundërshtoi duke thënë se ai kishte dashur të shiste vetëm dy avionë mallrash, por apeli i saj u shpërfill nga trupi gjykues.
Ish-oficeri sovietik u arrestua në Bangkok në vitin 2008, pas një operacioni të tipit “karem”, ku një informator i SHBA u shtir si përfaqësues i rebelëve kolumbianë.
Ai u mbajt nën kujdesin e autoriteteve tajlandeze për dy vjet, para se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara ku dhe u përball me gjyqin.
Por të enjten, Ministria e Jashtme ruse akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shkelur standartet ndërkombëtare me arrestimin e Bout dhe marrjen e tij në pyetje.
Dikasteri i diplomacisë deklaroi se shërbimet amerikane e kanë mbajtur atë në kushte të vështira burgimi dhe kanë përdorur metoda kontroverse psikologjike dhe fizike për ta marrë në pyetje.
Top Channel