Në Ukrainë është instaluar një regjim autoritar dhe gjithë pushteti është në duart e një personi të vetëm, presidentit Viktor Yanukovich.
Kështu thotë një mesazh që ish-kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko i ka dërguar agjencive kryesore të lajmeve të Evropës.
“Vetëm BE mund ta ndihmojë ish-republikën sovietike që të rifitojë lirinë, duke nënshkruar me Kievin një marrëveshje bashkëpunimi dhe duke krijuar një zonë të tregtisë së lirë”, thuhet në mesazh.
Aktualisht, ish-protagonistja e Revolucionit Portokalli ndodhet e mbyllur në burgun e Kievit që prej pesë gushtit, kur u dënua nga gjykata për tejkalim kompetencash.
Dënimi në fjalë ka të bëjë me një kontratë që Tymoshenko nënshkroi me një kompani ruse gjatë kohës kur ishte kryeministre.
Por përvec kësaj, ndaj ish-kryeministres prokuroria ukrainase ka ngritur akuza të reja, këtë herë për mashtrim financiar.
Dënimi i saj me 7 vjet burg solli reagimin e ashpër të Bashkimit Evropian, që deklaroi se gjyqi i zhvilluar nuk i respektonte standartet.
Madje, dënimi bëri që pak kohë më vonë BE të anulonte vizitën e presidentit ukrainas Yanukovich në Bruksel, pikërisht për shkak të mosaprovimit të gjykimit.
Top Channel