Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, paralajmëroi se nuk mund të ketë paqe në botë pa përshkallëzuar luftën ndaj organizatave terroriste, gjatë një samiti të rëndësishëm ndërkombëtar, që është duke u mbajtur në Stamboll.
Ai shtoi se “grupimet terroriste brenda dhe jashtë kufinjve të Afganistanit janë duke organizuar një fushatë të pamëshirshme shkatërrimi, që synon destabilizimin e vendit dhe të të gjithë rajonit”.
Karzai i ka kërkuar më parë Pakistanit që të bëjë më shumë për të penguar militantët që të kalojnë ilegalisht në territorin afgan. Pakistani është një prej 27 vendeve që ka dërguar përfaqësues të lartë në këtë samit.
Islamabadi zyrtar mohon që të mbështesë militantët, por politika pakistaneze është quajtur si e “dyfishtë” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agjensi të ndihmave humanitare dhe disa organizata të tjera joqeveritare marrin gjithashtu pjesë në takim.
Top Channel