Një ish-oficer i ushtrisë së Bashkimit Sovjetik u shpall fajtor ditën e mërkurë në Nju Jork për tentativën e shitjes së armatimeve të rënda për një grupim terrorist kolumbian.
Prokurorët thanë se Viktor Bout, i cili është quajtur ndryshe si “Tregtari i Vdekjes”, duhet të fitonte me miliona euro, nëse marrëveshja do të kryhej. Sipas mbrojtjes, e cila kishte pranuar pjesërisht akuzat, e vetmja gjë që ai u përpoq të shiste ishte dy avionë transportues, por pa mjete ushtarake brenda.
Bout u arrestua në Bangkok në vitin 2008, pas një operacioni kompleks, gjatë të cilit identiteti i tij u zbulua nga disa informatorë kolumbianë. Masa ndëshkimore për ish-oficerin do të shpallet në 8 shkurt 2012. Në bazë të legjislacionit amerikan, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Top Channel