
Rrjeti kryesor i telefonisë në Rripin Perëndimor dhe Gaza është sulmuar
nga ‘hacker’-a që kanë cuar në pezullimin e shërbimeve të internetit, në
pjesën më të madhe të territoreve palestinezë.
Sipas zedhenesit te Autoritetit Palestinez, Ghassan Ghattib sulmet nisen mengjesin e dites pas anetaresimit te Palestines ne UNESCO. Megjithate zyrtaret nuk nxitojne te flasin hapur per nje lidhje mes dy episodeve.
Vendimi i organizates kulturore te OKB-se u kritikua ashper nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, qe pezulluan kontributet e tyre per UNESCO-n ne nje kohe kur konsiderohen si donatori i saj me madh. Mungesa e zgjatur e internetit mund te kete kosto te larte per shume biznese palestineze. Ndonese ekspertet po punojne per ta zgjidhur problemin, ata se nuk e kane te lehte. sulmet kane ardhur nga pjese te ndryshme te botes. Ne rrafshin zyrtar, reagimi i Izraelit nuk vonoi te mberrinte me deklaraten e hapur se tani, pas anetaresimit te Palestines ne UNESCO do te pershpejtoje ndertimet e kolonive hebraike ne bregun perendimor dhe Jeruzalemin Lindor dhe do te ngrije perkohesisht trasferimin e fondeve të Autoritetit Palestinez.
Lideri i ketij te fundit, Mahmud Abaz tha se ajo qe do te pershpejtojne vendimet e Tel Avivit do te jete shkaterrimi i procesit te paqes. Voten e UNESCO-s, shteti hebre e pershkroi si “tragjedi” dhe menjehere pas saj, kryeministri Benjamin Netanyahu kerkoi pershpejtimin e ndertimit te gati 2.000 banesave.
Palestina anëtarësohet si shtet sovran në “UNESCO”
Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.
Midis 173 vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën kundër.
Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO”-n. Kjo do ta privonte agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.
SHBA ndërpresin fondet për UNESCO-n
Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën jeshile anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.
Washingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anëtareson palestinezët.
“Pranimi i Palestinës në UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine”, tha zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland.
Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël.
Top Channel