Ashtu si shumë vende të tjera në gjithë botën të prekura nga kriza financiare prej disa vitesh, edhe në Ukrainë u mbajtën protesta të “të indinjuarve”.
Por ndryshe nga vendet e tjera, ku protestuesit janë kryesisht të rinj që shprehin qendrimin e tyre kundër masave të marra nga qeveritë përkatëse për reduktimin e borxhit publik, në Ukrainë “indinjata” u manifestua nga të moshuarit.
Rreth 700 persona, pensionistë, veteranë të luftës në Afganistan dhe të mbijetuar të Cernobilit, u mblodhën para parlamentit vendas në Kiev për të kërkuar mosmiratimin e ligjit që parashikon shkurtimin e rrogave dhe pensioneve. Protestuesit arritën të cajnë murin e ngritur nga forcat e sigurisë duke shkatërruar edhe derën hyrëse të parlamentit vendas. Por më pas ata janë ndalur nga forcat të shumta sigurie.
Protesta vazhdoi për disa orë dhe mes manifestuesve dhe forcave të policisë pati disa herë përleshje, që për fat, sipas autoriteteve ukrainase, u mbyllën pa ndonjë viktimë.
Top Channel