Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga

01/11/2011 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Elbasan. Ngjarja
ka ndodhur në lagjen “ 28 Nëntori”, në ambientet e një lokali te
llotarive sportive, ku 49-vjeçari, Vasil Kanani ka mbetur i vdekur si
pasojë e plumbit që ka marrë në bark.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve të vrasjes, 41-vjeçari Emin Mehja dhe është shpallur në kërkim personi tjetër që dyshohet të jetë bashkëpuntor në vrasje, i identifikuar me inicialet N.D.

Sipas policisë motivi i vrasjes ka qenë banal. Kanani mësohet që para 4 muajsh ka patur një debat me njërin prej bashkëpuntorëve të krimit dhe mëngjesin e së martës janë përballur sërisht ku pas një debati këta të fundit kanë qëlluar me një plumb në bark viktimën. 49-vjeçari ka gjetur vdekjen pas disa orësh në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA