Topalli mbledh konferencën e kryetarëve

31/10/2011 21:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallli mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve, ku propozoi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të kthehen për herë të dytë në komisione parlamentare, pas rikthimit që i është bërë një herë në komisione gjatë muajit shtator.

Sipas Topallit, kjo është një ofertë tjetër për t’i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe nënkryetari i Kuvendit, Dokle kërkuan që në kalendarin 3-javor të punimeve të parashikohet rishikimi i rregullores së Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit sqaroi se rishikimi i rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar më datë 13 tetor 2011 në seancë plenare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA