Studentët kundër MASH

31/10/2011 17:00

Studentët e masterit shkencor të degës ‘Teoria politike’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës i kërkojnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të heqë TOEFL-in si kusht për të marrë diplomën e masterit.

Studentët thonë se certifikimi i gjuhës angleze bazohet në ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili ngjalli debate të forta edhe tek akademikët. Por tashmë janë studentët të cilët duhet të përballen me ligjin dhe ata japin argumentat pse e kundërshtojnë këtë pikë të tij.

Të rinjtë kanë deklaruar se në ditët në vazhdim protesta e tyre do të zhvendoset pranë Ministrisë së Arsimit.
Nëse nga ana e këtij institucioni s’do të ketë reagim ata do të firmosin një peticion dhe do të kërkojnë ndërhyrjen deri dhe të Presidentit e Kryeministrit për të zgjidhur këtë situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA