Sic edhe pritej, tre ekspertët shqiptare lexuan para Kolegjit Penal
konkluzionet e tyre, në lidhje me akt-ekspertimin e video-regjistrimit
Meta- Prifti, referuar 18 pyetjeve të caktuara me shume se një muaj më
parë nga pesëshja që ka nën proces gjyqësor ish-zëvendëskryeministrin
Ilir Meta.

Referuar ekspertimit në ore, USB, kabell dhe laptop, ekspertet thane se pari se ora eshte e prodhuar për të regjistrime audio-video, por ekspertet thane se ata nuk mund te provonin nese ishte kjo prove materiale me ane te te ciles eshte realizuar regjistrimi i bisedes Meta-Prifti, pasi ata me mjetet qe kishin nuk gjeten gjurme.

Ekspertet thane se nga rikuperimi i memorjes se ores u gjet nje video tjeter e fshire, por qe nuk ishte objekt i ketij ekspertimi. Ekspertet thane se me mjetet qe ata kishin nuk ishte e mundur gjithashtu te percaktohej nese shkarkimi i materialit audio-viziv ishte bere nga kjo ore mikro-kamer dhe se teknikisht nuk mund te percaktonin regjistrime te tjera eksperimentale nepermjet saj.

Sipas eksperteve, i vetmi burim informacioni per video-regjistrimin, Meta-Prifti eshte nje ‘file’ ne laptop edhe ky i marre si prove materiale nen ekspertim. Por sipas tyre, ata nuk kishin mundesi te gjenin ‘file’-n origjinal me permbajtje audio-vizive te bisedes Meta-Prifti, qe duhej te gjendej ne ore.

Ata u shprehen se konstatuan mbivendosje ne materialin e gjetur ne laptop, sic eshte tik-taku i ores ne pak sekonda ne disa sekuenca. E ne vijim te kesaj logjike, ekspertet i thane gjykates se konkludojne se ka probabilitet nderhyrjeje te mundshme, por pa argumentuar me shembuj konkrete, se ku dhe si ishte nderhyre ne materialin ne laptop.

Duhet nenvizuar se ekspertet nuk u shprehen per zerin dhe per biseden mes Metes dhe Priftit, por vetem per tik-takun. Ne lidhje me pyetjen se a mundeshin ekspertet referuar sinjalit te kuptueshmerise se bisedes, te sillin  nje nivel minimal kuptueshmerie dhe qartesi te fjaleve te thena, ekspertet u pergjigjen se duke qene se raporti sinjal-zhurme eshte nen 10 decibel, nuk lejohet kuptimi dhe artikulimi i fjaleve te biseduesve.

Ekspertet iu pergjigjen edhe pyetjes qe ka lidhje me materialin e sekuestruar ne redaksine e emisionit “Fiks Fare” duke konkluduar sipas tyre se ky material i ndodhur ne nje DVD nuk eshte i njejte me ate qe u gjet ne laptopin e Dritan Priftit.

Ne fakt, materiali ne “Fiks Fare” nuk perputhet me materialin e plote, pasi “Fiks Fare” ka transmetuar materialin e shkurtuar me pjeset kryesore dhe jo materialin e plote te transmetuar ne “Top Story”. Ekspertet gjate akt- ekspertimit te tyre nuk permenden fare se cfare programesh kishin perdorur per akt-ekspertizen, prandaj prokurori i ceshtjes Bujar Sheshi kerkoi te deklaroheshin para gjykates programet perkatese. Ne te gjithe punen e tyre, ekspertet paten kerkuar ndihme nga Gjykata per pajisjen e tyre apo dhe blerjen e programeve te lincesuara kompjuterike, per te cilat thane se nuk i dispononin.

Ne mungese te tyre, burimet thone se ekspertet e kane kryer akt-ekspertimin me programe te shkarkuara ‘free’ nga interneti per te shmangur pergjegjesine penale. Programe, qe sic u pa edhe nga pergjigjet e eksperteve, nuk garantojne ekspertize te sakte dhe te plote te provave dhe materialit audio-viziv, duke lene mjaft pyetje pa pergjigje sikunder edhe dyshohej deri tani. E gjithe seanca tregoi se ekspertet nuk arriten te japin konkluzione te qarta dhe te prera per ceshtjen, duke shmangur shume pyetje me argumentimin e vetem se nuk arriten te gjenin materialin original ne oren regjistruese, duke konfimruar pritshmerine dhe mosbesimin qe ekzistonte jo vetem nga prokuroria dhe duke krijuar me teper nje situate kaotike se sa sqaruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA