Rama: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh

30/10/2011 14:10

Me vijimin e punimeve nga Bashkia e Tiranës për hapjen së shpejti të qarkullimit në sheshin «Skënderbej» si dhe ndryshimin e planit për sheshin ka reaguar ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Ashtu siç edhe janë bërë të njohura, tashmë reagimet e ish-kryebashkiakut dhe kreut të opozitës gjenden në Twitter, ku Rama ka thënë se Tirana tashmë është kthyer në qytetin e vetëm në botë pa shesh dhe po i vetmi në botë me kartodrom në vend të sheshit.

Duke iu referuar monumentit Skënderbej, Rama shkruan në adresën e tij personale: «Eh ,Skënderbe! Kodrat në Krujë t’i bënë shesh për çimento, sheshin në Tiranë ta bënë kodër për gazin e botës.»

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA