Fier, makina shtyp fëmijën

29/10/2011 22:00

Një fëmijë 11 vjec humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi një automjet hyri me shpejtësi në mesin e një grupi femijësh që po ecnin në rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Ade të Fierit. Automjeti me targa “FR 9212 B” doli jashtë kontrollit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe hyri mespërmes grupit të fëmijëve qe po ktheheshin nga një fushë futbolli pranë fshatit të tyre.

Automjeti po lëvizte nga fshati Vjosë në drejtim të Fierit kur goditi fëmijët. Ndërsa grupi më i madh i fëmijëve fatmirësisht shpëtoi, dy prej tyre u goditën direkt, ballë për ballë dhe për pasojë 11-vjecari Redian Isufi dhe bashkëmoshatari tij Klodian Xhemaj pësuan dëmtime shumë të rënda nga.

11-vjecari Redian Isufi humbi jetën, ndërsa shoku i tij mundi të shpëtojë. Policia arrestoi autorin e aksidentit, 30-vjecarin Ervin Hila.

Lushnje, aksidentohet për vdekje 30-vjecari

Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës, këtë herë në aksin rrugor Lushnje-Fier. Një automjet me targa të kryeqytetit, i drejtuar nga shtetasi Artur Velaj, 30 vjec, ka dalë nga rruga pranë fshtatit Gorre.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë. Policia, e cila mbërriti në vendnjgjarje, nisi hetimet për shkakun e aksidentit.

Nga hetimet e para doli që drejtuesi i mjetit udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga. Viktima ishte djali i vetëm i familjes Velaj.

Tiranë, merr flakë në trafik automjeti

Ndërsa në mbrëmje, një automjet me targa të kryeqytetit shpërtheu në flakë pranë zonës së Brrylit, në Tiranë. Mjeti ishte në lëvizje kur papritur, nga pjesa e motorit ka shpërthyer flaka.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët mundën të dilnin në kohë, ndërsa zjarrfikësit vunë zjarrin nën kontroll duke shmangur shpërthimin e mjetit.

Për disa minuta qarkullimi në këtë zonë u ndërpre, por pas kryerjes së të gjitha procedurave të sigurisë gjithcka u kthye në normalitet. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA