Berisha përuron rrugë në Tropojë

28/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Tropojë dhe në Has ku përuroi dy segmente rrugore në këtë zonë.

Pasi deklaroi se qeveria do të vazhdojë ndërtimin e rrugëve të reja për të lidhur cdo zonë të vendit, Berisha tha se njerëzit nuk e votojnë opozitën për të bllokuar integrimin dhe falenderoi banoret e Tiranës që, sipas tij, kanë rrëzuar Haxhi Qamilin, Ramiz Aline dhe Edi Ramen.

Pjese nga fjala e Berishes:

“Ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë vend i zhvilluar.Rrugën nuk e kemi patur të lehtë, e kemi patur shumë të vështirë, dhe prapë bulevard nuk e kemi, por absolutisht mundimet, sakrificat e mëdha i kemi lënë prapa. Ata që përpiqen të na bllokojnë ne, në rrugën e zhvillimit, ata që përpiqen të na bllokojnë ne, në rrugën e integrimit, ata që përdorin votën tuaj, pushtetin që ju u jepni, për t’u bllokuar ju dhe fëmijët tuaj, do të marrin përgjigjen e merituar. Askush më mirë se shqiptarët nuk dinë tu japin përgjigjen atyre, që duan ti bllokojnë në rrugën e tyre. Kjo nuk ndodh kurrë as në parlamentin e Beogradit, ku janë të ulur armiq të egër të progresit dhe të Evropës.

Le t’i pyesim së bashku vëllezërit tanë socialistë këtu, në Has, në Tropojë, në Kukës, a votuat ju që t’ua përdorin votën për të bllokuar fëmijët tuaj, për të bllokuar Tropojën, Kukësin, Hasin dhe të gjithë Shqipërinë. Jo, kurrë nuk keni votuar për këtë.

Këtu nga Hasi dua tu çoj një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të Tiranës. Asnjë moment mos harroni se ata e kanë merituar njëqind herë qenien kryeqytetas. Ishin ata të cilët i dhanë Haxhi Qamilit atë që meritonte. Ishin ata në krye të shqiptarëve që nxorën në pension politik Ramiz Alinë. Ishin ata, të cilët në maj të këtij viti, në krye të shqiptarëve, nxorën në pension politik Edi Ramën dhe i thanë – shkruaj memorie”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta