Siguria ushqimore, Bashkia bashkëpunim me AKU
27/10/2011 18:20
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për kontrollin e tregjeve dhe produkteve ushqimore në Tiranë.
Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha tha se rezultatet pritet të japin më shumë siguri për konsumatorët.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaroi se marrëveshje të tilla do të nënshkruhen edhe me bashki të tjera në Shqipëri.
Siguria ushqimore në vendin tonë është mjaft e ulët. Produktet tregtohen në mjedise aspak të përshatshme, ndërkohë që kontrolli në gjithë zinxhirin prodhues deri në shitje është i vakët.
Top Channel