Top Show, “shkolla e drejtësisë”

26/10/2011 00:00

Shkolla e drejtësisë, sistemi arsimor i studimeve në drejtësi, problematika e shkollimit, cilësia e shkollimit, njohja e diplomave të marra në universitetet private e publike ishin disa nga problematikat e shtruara në panelin e Top Show  mbrëmjen e së mërkurës.

Të ftuar në studio ishin profesorë e personalitete të tjera të njohura në fushën e drejtësisë, persona të cilët bartin mbi supe vite të tëra pune e eksperiencë në sistemin e drejtësisë.

Pasi nënvizuan fillimisht problemet e sistemit të drejtësisë, që pasqyrohen shpesh herë në mënyrë kritike edhe nga raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, të ftuarit folën për sistemin e arsimit në fushën e drejtësisë, si vendi ku rriten juristët, avokatë, gjyqtarë e prokurorë të së nesërmes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA