Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave Këshilltaret socilalistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë propozuar ngritjen e një komisioni që të raportojë rastet e konfliktit të interesit, si një përpjekje në luftën kundër korrupsionit.
Në një tryezë të zhvilluar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe OSBE-ja mbi konfliktin e interesave është diksutuar gjatë me këshilltarë të Këshillit Bashkiak të majtë dhe të djathtë.
Atyre u është kërkuar që anëtarët të bashkëpunojnë për luftën ndaj korrupsionit, si një problem i theksuar i shoqërisë shqiptare në shumë sektorë.
“Masat e marra nga qeveritë njëra pas tjetrës në luftën kundër korrupsionit nuk janë pasuar me angazhim konstat të qeverisë për anën ligjore. Korrupsioni mbizotëron në shumë sektorë. Të gjitha përpjekjet do kenë sukses, nëse zyrtarët lokalë apo qëndrorë marrin si angazhim personal luftën kundër korrupsionit, si një e keqe e kësaj shoqërie”, ka deklaruar zv.ambasadori i OSBE-së, Dan Redford.
“Lufta ndaj korrupsionit është një sfidë me të cilën duhet të përballen të gjithë”, është shprehur pas tij kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla.
Në raportet e fundit të OSBE-së dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është konsideruar një vend korruptiv në disa sektorë.
Top Channel