Lezhë, plagoset me thikë qytetari
25/10/2011 01:45
Policia ka arritur të parandalojë një vrasje në qytetin e Lezhës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së martë kur shtetasi, Pal Prendi ka mbetur i plagosur me thikë, pas agresionit të shtetasve, Sokol Kovaçaj dhe Simon Zefi.
I plagosuri Prendi, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Forcat e rendit kanë arritur të arrestojnë njërin nga agresorët, 36-vjeçarin, Sokol Kovaçaj, ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, Simon Zefi.
Mbi Kovaçajn dhe Zefin, rëndon akuza e vrasjes mbetur në tentativë.
Top Channel