Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke marrë seriozisht në konsidaratë mundësimin e ndërtimit të një tuneli nën det, i cili do të bashkonte të dy vendet në pikën që ata afrohen më shumë.
Nëse do të ndërtohet, atëherë ai do të realizohet nën ngushticën e Beringut, midis krahinës së Chukotkas ruse dhe shtetit të Alaskës. Me 105 kilometra gjatësi, kanali do të jetë sa dyfishi i atij që lidh Francën dhe Anglinë midis La Manshit.
Në total, investimi i këtij projekti madhor do të jetë prej 10-12 miliardë dollarësh, ndërsa do të ketë nevojë për 10-15 vjet për t’u realizuar. Megjithatë, investimi do të rritet shumë në vlerë sepse në mënyrë që tuneli të lidhet, Rusia duhet të shtrojë 4 mijë kilometra shtesë rrugë hekurudhore ndërsa SHBA rreth dy mijë më shumë.
Top Channel