Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ka vendosur të ngrejë një padi ndaj gazetës prestigjoze italiane “La Repubblica” për shpifje.
Burime pranë stafit të Metës kanë bërë të ditur se padia ka të bëjë me lajmin e publikuar në këtë gazetë, për lidhjen e tij dhe ministrit italian Franco Frattini me sekserin Valter Lavitola.
Sipas burimeve, Meta ka zhvilluar edhe në të kaluarën beteja ligjore me “La Repubblica”, të cilat i ka fituar. Këtë herë, ai do të angazhojë një studio ligjore italiane.
Dy ditë më parë, gazeta italiane i kishte rezervuar faqen e parë cështjes së sipërmarrësit Lavitola, kërkesës së tij drejtuar sekretares së ministrit të Jashtëm Franco Frattini për t’u takuar me Ilir Metën dhe përgënjeshtrimit që i bëri pretendimeve të shefit të diplomacisë italiane Top Channel.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Meta thoshte se ai nuk e njihte Lavitola-n, ndërkohë që në një deklaratë për shtyp të publikuar më pas thoshte se e njihte si drejtorin e një gazete.
Ndërsa Frattini, brenda dy ditësh ndërroi versionin e tij mbi zhvillimin apo jo të takimit trepalësh. Fillimisht ai e mohoi, por më pas u detyrua ta pohojë, duke shkaktuar reagimin e opozitës që kërkon prej tij sqarime në Parlament.
Top Channel