Studim/ Burrat që lidhen me gra më të reja në moshë deklarojnë se… Sot, vishemi me fustan të shkurtër ose të gjatë, të gjerë ose të ngushtë, me krahë të gjatë ose të shkurtër , me ngjyrë të zezë apo të kuqe. Një larmishmëri ngjyrash dhe formash në veshje.
Po para viteve ’90, cili ka qenë imazhi i femrës në Shqipëri? Cilat kanë qenë modelet më të preferuara të vajzave që përpiqeshin të visheshin bukur dhe me shije?
Bardha Meçaj, rrobaqepëse që prej 1974-s, rikujton kërkesat e vajzave dhe grave në ato vite.
“Copat gjendeshin me vështirësi. Kur vinte vajza, më shumë fliste e ëma se vetë vajza, ose kur vinte me vjehrrën, shumë pak dëgjohej zëri i saj. Copat e veçanta i gjenin nga marinaret që i blenin jashtë dhe i shisnin me çmime të shtrenjtaâ€, shprehet Bardha.
Edhe pse vajzat paragjykoheshin nga veshja, ato mundoheshin të imitonin artistët dhe këngëtarët e festivaleve, duke marrë edhe emrin e tyre.
“Në një festival doli Vaçe Zela dhe kishte një fustan me jakë të hapur si libër. Vajzat e shihnin dhe ma kërkonin si model, derisa mori edhe emrin jaka Vaçeâ€, kujton rrobaqepësja.
Pavarësisht vështirësive për të gjetur modelet dhe skicat e tyre, kjo nuk kthehej në një fenomen të pamundur.
“Modelet i merrja nga revistat sovjetike dhe i kopjoja me letër kalkâ€, thotë Bardha.
Rrobaqepëset krijonin, por pavarësisht se ishte një periudhë gri kur veshjet shiheshin herë me ngjyra e herë herë bardhë e zi, kishte modele dhe sfilata modeste që po t’i shohim në ditët e sotme duken sa arkaike, aq edhe interesante.
Top Channel