Nuk është se ndodh shpesh në ditët e sotme, por dy të sapodiplomuar dëshmuan në emisionin e “Pasdites” se si kanë vendosur të heqin dorë nga aktiviteti seksual, për të pritur momentin e duhur me partnerin e jetës.
Megjithatë, rasti i tyre ishte i ndryshëm, me Brendon Kotorin, i cili flet për një abstinencë seksuale, pas marrjes së vendimit të pritjes dhe Greta Vocin, e cila ka vendosur të ruajë virgjërinë e saj deri në martesë. “Duke menduar për vlerat që duhet të mbushin karakterin tim, zgjodha që një prej këtyre të ishte zgjedhja e virgjërisë përpara martesës. Shumë më pyetën në jam bërë prift ose hoxhë, por kam vendosur prej kohës këtë rregull me veten time dhe tani është bërë e thjeshtë për mua.
Vendosa të futesha në “argjërim” pasi më duket sikur në ditët e sotme, virgjëria si vlerë ka humbur, ndërsa muë më pëlqen të promovohet. Është bukur të mendosh që t’I dedikohesh një nejriu të vetëm gjatë të gjithës jetës”, shprehet i riu.
“Jam ndikuar në këtë vendim edhe nga romanet që lexoj. Frojdi, Fromi apo Daniel Still flasin shumë për dashurinë platonike. Në fillim, më dukej si qesharake, por tani më ngjan si diçka shumë e bukur. Një mikesha ime më ka thënë se duke hequr dorë nga aktiviteti seksual, dalim mbi kafshët, pasi arrijmë të mposhtim instiktet tona. Unë i jap të drejtë këtij arsyetimi”.
Nga ana e saj, Znjsh. Voci, u shpreh se gjithmonë kishte menduar se dëshironte t’ia bënte dhuratë “virgjërinë njeriut më të rëndësishëm të jetës së saj. Mbase ka ndikuar edhe familja, por që nga fëmijëria kam menduar se kam dashur që të kaloj jetën me një njeri të vetëm. Për këtë arsye, nuk kam nevojë të kërkoj shumë partnerë seksualë në këtë moshë, pasi në momentin që do të gjej të duhurin, do ta kem kuptuar”.
Top Channel