Ohajo, kafshët e egra “shëtisin” të lira në qytet

19/10/2011 11:45

Dhjetëra kafshë të egra, mes të cilëve edhe ujqër dhe tigra, janë larguar nga kopshti zoologjik i Ohajos (SHBA) dhe janë të lira në qytet.

Pasi qytetarët lajmëruan policinë, agjentët gjetën të vdekur në një kafaz pronarin e kopshtit zoologjik, Terry Thompson, por ende nuk dihet me siguri nëse është vrarë nga kafshët.

Në park gjendeshin 48 kafshë ekzotike, 25 prej të cilëve janë vrarë nga agjentët e policisë dhe vazhdojnë të vijnë telefonata nga qytetarë të cilët i ka zënë paniku.

Autoritetet kanë njoftuar banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë. Edhe pjesëtarë të stafit të parqeve të tjera të Ohajos po ndihmojnë në kapjen e kafshëve të arratisura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA