Mund të jetojmë deri 150 vjeç
19/10/2011 14:20
Një ilaç që mund të ndalojë plakjen do të jetë i gatshëm brenda kësaj dekade duke rritur mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në moshën 150-vjeçare.
Pilulat e “mrekullueshme” që do të ndihmojnë trupin të rigjenerohet janë në proces zhvillimi, sipas profesorit Peter Smith, i universitetit New South Wales, në Australi.
“Mendoj se ka një mundësi të mirë që të zgjasim jetën e njerëzve edhe disa dekada të tjera. Qëllimi nuk është vetëm zgjatja e jetës, por që të jetohet një jetë e shëndetshme. Nuk duam që thjesht të kemi një jetë të gjatë dhe ta kalojmë pleqërinë me sëmundje dhe vuajtje. Pilulat do të ndihmojnë edhe në rigjenerimin e organizmit”, shprehet Smith.
Top Channel