Interneti përshpejton evolucionin

19/10/2011 16:50

Rrjetet sociale dhe interneti mund të jenë duke ndryshuar trurin e njeriut dhe jetën tonë sociale, sugjeroi një studim i publikuar të mërkurën.

Skanimet e trurit nxorrën një lidhje direkte midis numrit të miqve që dikush ka në “Facebook”, me madhësinë e zonave të caktuar të trurit.

Ajo që shkencëtarët nuk kanë të qartë për momentin është nëse përdorimi i rrjeteve sociale rrit volumin e materies gri apo nëse disa njerëz lindin thjesht me predispozitë më të madhe të trurit për të patur më shumë miq.

Në studim u përfshinë 125 studentë vullnetarë, të Universitetit të Londrës. Përpara se të kryenin skanimin ata duhet të tregonin numin e shokëve që kishin në “Facebook”.

”Nuk mund të mohohet më impakti i jashtëzakonshëm që interneti ka patur në jetët tona, por për momentin kuptojmë shumë pak rreth impaktit të tij në trurin tonë, i cili është një prej pjesëve që ndryshon më shpejt gjatë evolucionit të njeriut”, u shpreh John Williams, shefi i kabinetit të neuroshkencës në një spital londinez.

Ndryshe nga sa portretizojnë klishetë e jetës virtuale, u gjend një lidhje direkte midis numrit të miqve në rrjetet sociale, me numrin e miqve në botën e vërtetë. Kjo do të thotë se personat e hapur ndaj miqësive janë njësoj të predispozuar në të dy botët.

”E gjithë pyetja që shtrojmë tani është se sa kohë duhet që të ndodhin ndryshime të vërteta në trurin tonë. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë intereneti do të shndërrohet në katalizatorin më të shpejtë evolutiv në historinë e njerëzimit”, u shpreh një prej udhëheqësve të studimit, doktoresha Ryota Kanai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA