Rumani, vërejtje presidentit për komentet raciste

18/10/2011 17:25

Këshilli Rumun kundër Diskriminimit paralajmëroi presidentin e vendit, Traian Besescu, pas komenteve ofenduese të bëra ndaj minoritetit rom dhe njerëzve me handikape fizike.

Këshilli, një strukturë qeveritare, votoi 5-2 në ndëshkimin e deklaratës së Baseskut, ndërsa dy antarët që votuan kundër argumentuan se qëndrimi i presidentit mbrohet nga e drejta e lirisë së shprehjes dhe ndërgjegjes.

Duke mbrojtur publikisht idenë se një republikë është më e mirë se një monarki, Presidenti u shpreh: “Nëse përfundon me një Princ handikapat, çfarë do të bësh, do ta lejosh që të qëndrojë në krye të shtetit?”. Njëkohësisht, ai shtoi se romët në Finlandë kanë filluar të vjedhin nëpër autobuzë. Në të shkuarën, ai ishte vendosur në qendër të kritikave pasi ofendoi një gazetar duke i thënë “jevg i qelbur”.

Besohet se 1,5 milionë prej popullsisë prej pothuajse 22 milionë të Rumanisë përbëhet nga antarët e komunitetit rom. Megjithatë, shumë prej tyre nuk e deklarojnë kombësinë, për shkak të diskriminimit të gjerë që bëhet ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA