Nuk i hapet parashuta, mbijeton me plagë të lehta

18/10/2011 18:25

Një të apasionuari pas sporteve ekstreme në SHBA i ndodhi e papritura më e tmerrshme që mund t’i ndodhë një parashutisti, mos hapja e parashutës, por ai arriti gjithsesi t’i mbijetonte impaktit nga 300 mettra lartësi.

Ngjarja e rrallë ndodhi në Virxhianin Perëndimore, në SHBA, kur një i ri u hodh nga ura e Nju River Xhorxhit, e cila lidh dy faqe kodrash mbi një liqen.

Megjithatë, parashuta nuk arriti të hapej në kohë. Ajo u shpalos vetëm në sekondat e fundit përpara përplasjes, gjithsesi tepër vonë dhe i riu goditi ujin me një shpejtësi prej 35 metrash në sekondë, më shumë se 120 kilometra në orë.

Miqtë e 27-vjeçarit rendën me shpejtësi drejt liqenit, për të rikuperuar trupin e pajetë të mikut të tyre, por u befasuan kur e panë që ai ishte ende gjallë. I dërguar me urgjencë në spital, parashutisti është kuruar për disa dëmtime në shtyllën kurrizore dhe mushkëri, por nuk ka asgjë kërcënuese për jetën dhe brenda disa ditëve, nëse do të dëshirojë, do të jetë i lirë për të tentuar hedhje të reja të rrezikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA