Meksikë, vriten 22 anëtarë të Los Zetas
18/10/2011 02:10
Të paktën 22 të dyshuar si anëtarë të kartelit të drogës, Los Zetas mbetën të vrarë në Meksikë gjatë një operacioni të forcave federale në veri të vendit.
Gjatë operacionit kanë marrë pjesë qindra forca të policisë të mbështetura fuqimisht nga ushtria. Aksioni është ndërmarrë pas dëshmisë së një të penduari, që kishte denoncuar për rreth 200 anëtarë të kartelit të cilët vepronin në zonat kufitare me Shtetet e Bashkuara.
Los Zetas është njëri prej karteleve me gjakatare në Meksikë. Ata fajësohen për qindra vrasje macabre. Në aktivitetin e organizatës përvec atij kryesor, që është kalimi i drogës në tokën amerikane, përfshihen edhe shantazhet, gjobë-vëniet, trafikimi i qënieve njerëzore dhe prostitucioni.
Top Channel